AKTUALITET, 4 Korrik 2020, 16:46

Bie numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, gjashtë persona ndërruan jetë

Bie numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut,

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shënuar ulje të ndjeshme në 129.

Në krahasim me ditën e djeshme, janë rreth 36 raste më pak kurse numri i viktimave në 24 orë mbetet ende konstant.

Gjashtë persona ndërruan jetë në 24 orët e fundit siç raportojnë mediat maqedonase.

Ndërkohë priten rezultatet edhe për 20 testa nga qendrat private që do i shtohen raportit zyrtar të 24 orëve të fundit.