AKTUALITET, 12 Qershor 2021, 16:53

Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje dhe 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje dhe 12 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka humbur jetën asnjë person nga koronavirusi në Shqipëri. Numri i rasteve të reja raportohet të jetë vetëm 12, ndërsa 19 persona janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,916 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (12 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 12

Të shëruar në 24 orë 19

Të shtruar në spitale 21

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2,916

Testime totale 754,759

Raste pozitive 132,449

Raste të shëruara 129,826

Raste Aktive 170

Humbje jete 2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 51

Tiranë 44

Berat 22

Elbasan 14

Lezhë 12

Durrës 7

Korçë 6

Gjirokastër 5

Dibër 3

Fier 2

Vlorë 2

Kukës 1.