TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë konfirmuar 302 raste të reja me koronavirus nga 1,329 testime të kryera. Kështu, në total, numri i të infektuarve shkon në 18,858. Brenda ditës, betejën me Covid-19 e humbën katër qytetarë, në total, bilanci i viktimave shkon në 473. Betejën me Covid-19 e ka humbur një 77-vjeçar dhe një 80-vjeçare nga Tirana, një 80-vjeçar nga Fier, një 82-vjeçar nga Durrësi.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
196 të prekur në Tiranë,
31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë,
8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër,
4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë,
2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos,
1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orë janë shëruar 82 qytetarë.
COVID-19 – Statistika (24 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 302
Të shëruar ne 24 orë 82
Të shtruar në spitale 264
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1329
Testime totale 115710
Raste pozitive 18858
Raste të shëruara 10548
Raste Aktive 7837
Humbje jete 473
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3966
Durrës 755
Shkodër 491
Fier 511
Korçë 479
Lezhë 379
Elbasan 344
Vlorë 308
Berat 222
Kukës 190
Dibër 96
Gjirokastër 96
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1079998069122909