TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shifra të larta viktimash dhe të infektuarish ditorë me Covid janë konfirmuar gjatë orëve të fundit në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5 502 testime mes të cilëve kanë rezultuar pozitiv me Covid 871 raste të reja dhe kanë humbur jetën 12 persona.
Sipas autoriteteve shëndetësore viktimat janë shënuar, Vushtrri 3 raste (83, 79, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (65, 64 vjeç), Podujevë 2 raste (76, 65 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Skenderaj 1 rast (88 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).
Gjithashtu gjatë orëve të reja janë shëruar 642 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.132 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.120
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 96.212 raste nga 462.166 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.960 persona kanë humbur jetën. /