TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në fjalën e mbajtur para qytetarëve të Divjakës, kreu i PD-së Lulzim Basha u zotua për heqje të Moratoriumit të Gjuetisë.
Kryedemokrati tha se Rama dhe bandat e tij monopolizuan gjuetinë për t’i hapur rrugë kanabizimit dhe për ta monopolizuar sektorin.
“25 prilli është dita juaj, mos harroni, ju dhe vetëm ju me votën tuaj keni në dorë ndryshimin e vërtetë për çdo shqiptar. Pasuritë e Divjakës që ua kanë tjetërsuar, gjithçka do të kthehet te pronarët e vërtetë që jeni ju. Fund monopoleve dhe bandave! Ky është një nga vendet më përshtatshme për ta thënë hapur dhe publikisht, edhe një zotim timin, si shumë gjëra të tjera në Shqipëri, Edi Rama dhe bandat e tij monopolizuan gjuetinë. E bënë që ti hapin rrugë kanabizimit të vendit, së dyti e bënë që sic grabisin naftën, bregdetin, mineralet, të monopolizonin edhe gjuetinë”, tha Basha në fjalën e mbajtur.
“Dua ti them sot të gjithë anëtarëve të shoqatës kombëtare së gjuetisë do ta anulojmë. Moratoriomi i sotëm është monpol, në do ta heqim. Duke harmonizuar interesat për faunën dhe florën, për të cilat janë të interesuar të parët gjuetarët shqiptarë. Kështu në çdo fushë në do të kthejmë lirinë, mundësinë, do të kthejmë lirinë te zotërit e vërtetë. Mezi po duroni, e di. Mezi po prisni datën 25, ora po vjen. Shumica dërrmuese e shqiptarëve, te votuesit për herë të parë, te votuesit e moshuar, duan ndryshim. Ndryshimi vjen duke larguar të keqen e duke votuar për ne. Në radhët tona jën edhe socialistët e zhgënjyer, të tradhtuar, të braktisur, të vjedhur, nga një bandë që nuk e respektoi sakrificën e tyre. Edhe socialistëve të ndershëm ju them mirë së vini në bashkimin e madh kombëtar. Është bashkimi që çdo shqiptar e shqiptare të fitojë. Të fundin ftesë e kam ndaj atyre që këto 8 vite ua kanë vrarë shpresën. Njeriu që kishte më shumë pushtet që nga koha e Enver Hoxhës, e bëri politikën një fjalë të pisët. Pas 8 vitesh dështimesh, vuajtjesh, varfërimi, rritje taksash, papunësie, emigracioni, e keqja po ju troket për herë të tretë në derë: A do tia hapni derën? A do ta lejoni që të vjedhë të ardhmen e fëmijëve tuaj?”, shtoi ai.