AKTUALITET, 8 Prill 2021, 14:43

“Uragani i sovranit nuk ndalet”- Kandidati i LSI në Prrenjas: Më 25 prill do t'i japim përgjigjen e merituar sekto-qeverisë!

“Uragani i sovranit nuk ndalet”- Kandidati i LSI në Prrenjas:

Kandidati për deputeti i LSI-së në Qarkun e Elbasanit, Ermir Gjinishi ka vijuar takimet elektorale në qytetin e Përrenjasit.

Gjinishi i cili renditet i dyti në listën e LSI-së, ka deklaruar se më 25 prill do i japin përgjigjen e merituar sipas tij “sekto-qeverisë së oligarkëve që i vjedh dhe i dëbon nga atdheu i tyre”.

“Me ekipin e fitores në Prrenjas! Entuziazëm dhe mbështetje për ndryshimin e madh të 25 prillit. Regjimit të terrorit dhe varfërisë i ka mbetur vetëm 17 ditë.

Me 25 Prill Prrenjasi, ashtu si e gjithë Shqipëria, do ti japi përgjigjen e merituar sekto-qeverisë së oligarkëve që i vjedh dhe i dëbon nga atdheu i tyre.

Uragani i sovranit nuk ndalet! LSI forca e ndryshimit! Me forcën e votës së lirë, së bashku, për Prrenjasin, për Shqipërinë tonë, për të ardhmen! #Shqipëria shtëpia juaj!“, thekson Gjinishi.