AKTUALITET, 19 Janar 2021, 20:56

Dy shpërthime të fuqishme tronditin Lezhën

Dy shpërthime të fuqishme tronditin Lezhën

Dy shpërthime të fuqishme janë ndjerë në zonën e Lezhës rreth orës 19:40 dhe 19:41 minuta.

Raportohet së shpërthimet janë ndjerë në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë.

Policia është vënë në alarm, por ende nuk ka identifikuar specifikisht vendin e shpërthimit.

Zhurma ka qenë e fuqishme dhe është ndjerë në të gjithë zonën.

Vazhdojnë kërkimet për zbardhjen e ngjarjeve.