AKTUALITET, 13 Shtator 2021, 10:43

Koronavirusi, Bashkia Pukë: Vaksinimi për administratën do të bëhet i detyrueshëm

Koronavirusi, Bashkia Pukë: Vaksinimi për administratën do

Puka bëhet bashkia e parë në vend që bën të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për punonjësit e administratës.

Kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj ka nxjerrë një vendim për administratën shtetërore.

Gjonaj kërkon që punonjësit e administratës të sjellin kartelën e vaksinimit kundër COVID-19, ose në të kundër duhet të paraqesë rezultatet e tamponit çdo javë.

Gjonaj ka marrë vendim gjithashtu për rikthimin e dezinfektimeve masive në qytet dhe institucione, për shkak të rritjes së numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit.

“Kush nuk vaksinohet çdo javë duhet të sjell rezultatet e tamponit.

Është koha të respektojmë jetën”, shpjegoi Gjonaj.