AKTUALITET, 26 Mars 2020, 22:58

Koronavirusi/ Apeli i mjekut: Mos përdorni kondicionerin, rrezik i lartë infektimi

Koronavirusi/ Apeli i mjekut: Mos përdorni kondicionerin, rrezik i

Mjeku i njohur Roland Xhaxho, duke folur për mënyrat e përhapjes së koronavirusit duke dhënë dhe disa këshilla për qyetarët.

I ftuar në emisionin “Open”, Xhaxho tha se nuk duhet përdorur aspak kondicioneri, pasi përhap COVID-19.

“Ka studime që virusi qëndron tri orë në ajër. Si dhe ai mund të qëndrojë në objekte. Në shtëpi është e ndaluar të përdoret kondicioneri. Mund ta ketë një person virusin dhe me anë të kondicionerit mund të infektohen të tjerët", tha Xhaxho.

Në Shqipëri janë 174 të infektuar me Covid-19, mes tyre katër fëmijë dhe gjashtë viktima.