AKTUALITET, 8 Qershor 2018, 13:32

Basha takon austriakët: Shqetësime për gjendjen politike, por i kërkova hapjen e negociatave

Basha takon austriakët: Shqetësime për gjendjen politike, por i

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat pas takimit me deputetët e Partisë Popullore Austriake, Reinhold Lopatka dhe Michael Hammer, deklaroi se “i kam kërkuar miqve tanë që negociatat me Shqipërinë të hapen”.

“Shqetësimet për gjendjen politike në vend mbeten, por i kam kërkuar miqve tanë që negociatat të hapen”, theksoi Basha.

Ndëkohë, njëri prej deputetëve austriakë u shpreh se Austria është “pro hapjes së negociatave me Shqipërinë”, por shtoi se “lufta ndaj krimit të organizuar është thelbësore”.

“Rasti i ministrit Xhafaj duhet të trajtohet në një mënyrë të besueshme”, nënvizoi ai.