AKTUALITET, 22 Gusht 2018, 09:30

Komshiu i dibranit telefonon policinë, pas kontrollit i gjejnë në shtëpi pistoletën

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, pas bashkëpunimit Polici-Komunitet, njoftojne blute e Dibres. Telefonata e qytetarit, si dhe reagimi në kohë i policisë çojnë në pranga 53 vjeçarin, i cili mbante armë zjarri pistoletë pa leje në banesë. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë TT dhe 93 copë fishekë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi Hasan Koltraka, 53 vjeç, banues në fshatin Arras-Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi një qytetar ka telefonuar Policinë se ky shtetas dyshohej se mbante armë zjarri pa leje, ku menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur të fshehur një armë zjarri pistoletë TT, 3 krëhëra të mbushura me fishekë, dhe një kuti me 44 copë fishekë, gjithësej 65 copë fishekë pistolete.

Gjithashtu janë gjetur edhe 28 fishekë arme gjahu.

f716cc62-cbbb-4d86-9034-f29458ef957a

Arma e zjarrit sëbashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/2/3 të Kodit Penal.