TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta.
Murrizi e ka votuar raportin e komisionit, por deklaroi se ende nuk e ka vendosur, se si do të votojë në parlament.
Ai deklaroi se në komisionin hetimor janë thirrur ekspertë, që kanë evidentuar shkeljet kushtetuese të Metës, deklaratë që shkaktoi debat mes të ftuarve.
Pjesë nga debati në studio:
Myslim Murrizi: Në detajet kushtetuese, kemi thirrur dy ekspertë, pedagogë të së drejtës kushtetuese. E kanë artikuluar me shkrim raportin, që thotë të gjitha veprimet para dhe post zgjedhore të Presidentit, përbëjnë shkelje kushtetuese.
Arjan Curri: Ka ekspertë të tjerë, që thonë mund të quhen shkelje por jo të rënda. Përshembull Jordan Daci.
Myslim Murrizi: ...Në dhënien e shtetësisë një njeriu të dënuar dhe nxjerrë rrufe nga Kosova.
Arjan Curri: Ajo është histori tjetër. Një shkelje e rëndë nga i gjithë opinion del si e tillë. I gjithë populli po të jetë shkelje e rëndë, reagon. Fakti që ka dy opinion, do të thotë se nuk është shkelje e rëndë, por e diskutueshme.
Artur Zheji: Kur konsulenti mendon subjektivisht që është e rëndë quhet, kur mendon se nuk është e rëndë nuk quhet.
Arjan Curri: Cila është shkelja e rëndë? Edhe ekspertët i keni thirrur sipas qejfit tuaj.
Myslim Murrizi: Unë nuk besoj se ekspertët janë anëtarë partie.
Arjan Curri: I keni gjetur gjasme të pavarur, por janë pro jush. I kopsitët letrat, provat, ekspertët.
Myslim Murrizi: Unë nuk jam Lubonja që jep mend për shoqerinë, seksin dhe gjithcka. Unë kur ka ekspertë që japin të drejtën kushtetuese në parlament, unë duhet të hesht. Nuk jam i gjithëditur. Opinioni im është politik.
/TPZ.al/