TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident me vdekje është regjistruar këtë fillimjavë në fshatin Gjergjan të Elbasanit.
Një autoveturë dhe një motor janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën 78-vjeçari që ndodhej në motor.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që solli këtë aksident që rezultoi fatal për jetën e 78-vjeçarit i cili u identifikua si banor i zonës.