AKTUALITET, 31 Maj 2021, 18:10

1820 raste të reja me Covid në Itali, humbin jetën 82 persona në 24 orët e fundit

1820 raste të reja me Covid në Itali, humbin jetën 82 persona

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali nga 86 977 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 1820 raste të reja dhe kanë humbur jetën 82 persona.

Gjithashtu janë shëruar 6358 pacientë të shtruar në spitale ndërsa në shtrimet e reja është venë re një ulje me 109 pacientë më pak se një ditë më parë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,217,821 raste të reja mes të cilëve kanë humbur jetën 126,128 persona