TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kim Kardashian, nuk fshehu asgjë kur u shfaq në "The Alec Baldwin Show", për një intervistë më 21 tetor. Në këtë intervistë u përfshinë detaje të martesës së saj me Kanye West. Ylli i reality show nuk kishte frikë të pranonte, se ajo kishte bërë një ndryshim të madh në personalitetin e saj kur u martua me rreperin.
"Unë mendoj se me një njeri si Kanye, duhet të mësosh se si të jesh jo shumë e pavarur", tha Kim për Alec. "Unë kam qenë gjithmonë e pavarur, duke punuar dhe me orare të zgjatura, por kur martohesh dhe ke një burrë me një karrierë dhe fëmijë, pavarësinë tënde e humbet disi. Unë e mësova këtë me një njeri si Kanye. "
Kohët e fundit, martesa e Kim dhe Kanye ka qenë në vëmendje të madhe publike, pasi ai mbështeste me forcë Donald Trump dhe disa nga pikëpamjet e tij politike. Kim padyshim nuk është gjithmonë dakord me mendimet e burrit të saj, por i shpjegoi Alec se si kjo nuk përbën ndonjë problem të madh. "E lashë të ishte ai që dëshironte të ishte", tha ajo. "I lejoj që të ketë pikëpamjet dhe mendimet e tij, edhe nëse ato janë ndryshe nga të miat"
Gjatë intervistës, Kim gjithashtu tregoi se donte t'u jepte fëmijëve të saj një jetë "normale" dhe këmbënguli që, pavarësisht "famës dhe glamurit", ata po rriten në një mënyrë shumë normale. /TPZ.AL/