BOTA, 26 July 2026, 17:34

Kënga e saj u përdor në një video me sulme ndaj Iranit, Katy Perry zemërohet me Shtëpinë e Bardhë: Muzika ime synon të bashkojë njerëzit, jo të lavdërojë luftën

Katy Perry ka kritikuar Shtëpinë e Bardhë për përdorimin e këngës së saj “Firework” në një video në TikTok në lidhje me sulmet ushtarake ndaj Iranit.

Në një postim në X, këngëtarja e famshme kritikoi ashpër përdorimin e paautorizuar të këngës së saj të vitit 2010, duke shkruar:

“Jam thellësisht e tmerruar dhe e zemëruar që shoh ‘Fireëork’ të përdorur në llogarinë @WhiteHouse TikTok si këngë mbështetëse për pamjet video të sulmeve ushtarake. Unë nuk e miratova këtë, nuk më pyetën dhe absolutisht nuk e miratoj.”

Më tej, ajo shton se e ka shkruar hitin si një “himn” shprese dhe force të brendshme, dhe jo për tu përdorur si një “armë” për shkatërrim. Sipas saj, muzika e saj ka për synim të bashkojë njerëzit dhe jo të promovojë luftën.

“E shkrova këtë këngë si një himn shprese, shërimi dhe force të brendshme për njerëzit që po kalojnë momentet e tyre më të errëta personale. Të shohësh një mesazh vetëvlerësimi dhe ngritjeje të përdorur si armë për të krijuar kolonë zanore, shkatërrim dhe dhunë është një shkelje e plotë e gjithçkaje që përfaqëson kënga ime. Muzika ime është për të bashkuar njerëzit, jo për të festuar luftën.”, shtoi ajo.