TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka marrë fjalë në seancën e sotme plenare që ka nisur me debate për mungesën e kryeministrit Edi Rama dhe ende nuk ka hyrë në vijueshmërinë normale.
Por, pas disa insistimeve nga ana e deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, Nikolla i ka dhënë fjalën deputetit të PD. Ndërkohë që Ahmetaj e ka pritur në këmbë.
Pas mbarimit të minutazhit, Nikolla i ka ndërprerë mikrofonin Alibeajt, por përsëri ai nuk është larguar nga foltorja.
Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, ka ndërprerë sërish seancën për dhjetë minuta pushim.