TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e PD dhe të LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.
“KAS me shumicë votash vendosi: rrëzimin e kërkesës ankimore 36 të paraqitur nga PD-AN. Rrëzimin e kërkesës ankimore 49 të paraqitur nga LSI. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionarit për rezultatin e votimit për qarkun e Vlorës”, tha relatori.
Me herët pati edhe debate, ku Ilir Rusmali u shpreh se avokati i PD formulon vetëm hipoteza dhe nuk provon me dokumente pretendimin e tij se 23 persona kanë votuar 60 herë.
Ndërsa Logu duke iu referuar Rusmalit tha se ai është i anshëm dhe nuk ka tagrin për leksione etike dhe morali.