AKTUALITET, 20 Maj 2021, 13:42

Dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Endri Mustafës, gjykata lë në burg 15-vjeçarin

Dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Endri Mustafës,

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 15-vjeçarin, E. Malaj, i dyshuar si personi që ka nxjerrë në pritë Endri Mustafën mbrëmjen e 15 majit 2021.

Seanca është zhvilluar me praninë e një psikologu dhe avokatit mbrojtës që kërkoi një masë lehtësuese për shkak të moshës.

Vetë 15-vjeçari nuk ka pranuar që të japë deklaratë në sallën e gjyqit. Malaj do të dërgohet në burgun e Kavajës, në seksionin e të miturve.