AKTUALITET, 31 Maj 2021, 21:27

“KAS dhe Kolegji Zgjedhor të njëanshme”, eksperti i PD-së: Reforma Zgjedhore domosdoshmëri e dorës së parë

“KAS dhe Kolegji Zgjedhor të njëanshme”, eksperti i

Sekretari i PD-së për Çështjet Ndërkombëtare, Arben Kashahu, në një intervistë në emisionin “Front line” të gazetares Marsela Karapanço, në “News 24” deklaroi se KAS dhe Kolegji Zgjedhor janë duke u treguar të njëanshme politikisht.

Kashahu nënvizoi se PD po provon se procesi i rinumërimit të votave nuk është vetëm administrativ, por edhe politik.

“Po, 25 prilli ishte masakër elektorale. Dhe, kjo masakër është bërë një muaj përpara zgjedhjeve. PD nuk pret nëpërmjet ankimimeve që të ndryshojë rezultati i 25 prillit, sepse e di rezultatin e KAS. Qëllimet janë politike, qëllimi i parë është transparenca, ka vend që të realizohet atë që është masakër elektorale. PD do të provojë se Kolegji Zgjedhor janë larg së qëni të paanshme. Duhet të bëhet reforma zgjedhore. Edhe KAS vepron me forcën e numrave. Reforma Zgjedhore në vend është domosdoshmëri e dorës së parë. U deformua marrëveshja e 5 qershorit dhe u prek sistemi zgjedhor. Edhe LSI është në procesin e ankimeve. PD nuk është aq naive sa ta konsiderojë këtë proces vetëm administrativ, procesi është edhe politik”, u shpreh Kashahu.

Arben Kashahu vlerësoi se gara në PD është e ndershme, me kandidatët që garojnë në mënyrë të ndershme, me platformat e tyre.

“Basha ka qenë pro vendimeve të PD-së. Unë mendoj se zgjedhjeve të 25 prillit nuk është humbje reale. Në fakt, ndërhyrja e shtetit, përdorja e instrumenteve kriminalë të blerjes së votës, nuk masim dot deri në çfarë mase kanë deformuar rezultatin. Jemi në kushtet kur PD në masë të madhe mendon se opozita i fitoi zgjedhjet, pavarësisht se po flasim për “humbje”. Gara në PD është e vërtetë. Basha dhe kandidatët e tjerë po zhvillojnë tubime në gjithë vendin. Basha ishte përballë dy zgjidhjeve, dorëheqjes ose të rrijë e të kandidojë si kryetar i PD-së. PD është munduar që të ketë barazi sa më të madhe përpara kandidatëve. Të gjithë kandidatët kanë pasur liri të plotë të shfaqin platformat e tyre. Kush ka pushtetin, mund të deformojë zgjedhjet. Helmut Kolh thotë se nëse një forcë politike fiton me 5 për qind diferencë ndaj opozitës, në fakt opozita ka fituar zgjedhjet”, tha Kashahu.