LIFESTYLE, 11 Maj 2021, 09:48

Jozefina Topalli bëhet gjyshe për herë të dytë: Një engjëll i vogël

Jozefina Topalli është bërë gjyshe për herë te dytë.

Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale vetë ish-kryeparlamentarja.

Vajza e Topallit, Megi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

“Një engjëll i vogël ka mbërritur në shtëpinë tonë duke gëzuar të gjithë. Megi e në të gjithë kemi zemrën plot,” ka shkruar Topalli, krahas fotos së publikuar.

Kujtojmë se Jozefina Topalli garoi në zgjedhjet e 25 prillit me partinë që ajo themeloi vetë “Lëvizja për Ndryshim”.

Ish kryetarja e Kuvendit nuk arriti të marrë asnjë mandat dhe pas humbjes dha dorëheqjen nga partia që krijoi.