TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Manjola Nallbani ka folur rrëfyer së fundmi detaje nga jeta personale dhe profesionale. Gjatë një interviste në “E diell”, këngëtarja u ndal gjithashtu dhe tek Akademia e Arteve, ku ajo jep mësim prej vitesh.
Duke folur për këngëtarët, Manjola u ndal tek Elvana Gjata, të cilën e ka patur studente në vitin e parë të studimeve. Manjola tregoi se Elvana ka qenë një studente e rregullt që nuk mungonte, duke shtuar se që atëherë e ka spikatur potencialin muzikor që ajo ka.
“Ia dëgjoj këngët me kënaqësi. Edhe sikur mos të më këndonte asnjë ditë në klasë, mjafton që unë e kuptoja sa e talentuar ishte. Ajo ishte shumë e talentuar dhe absolutisht i kam vënë 10 me shumë kënaqësi.”, u shpreh Manjola.
