TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anxhela Peristeri në “Zonë e lirë” ka folur edhe për mesazhet negative që ka marrë pasi deklaroi në një emision disa javë më parë se ka rrënjë greke.
Stërgjyshi i Anxhelës është me origjinë greke.
“Mesazhet e dashura nga njerëzit janë më shumë se sa mesazhet e ‘patriotëve’. Stërgjyshi im ka pasur origjinë greke.
Ne nuk zgjedhim origjinën, por mund të zgjedhim atdheun dhe vendin ku jetojmë.
Unë e kam deklaruar dhe në Greqi kur shkoja që jam shqiptare, kam lindur dhe jam rritur në Shqipëri dhe kam punuar 7 vjet në Greqi.
Edhe kur kam punuar në Greqi, nuk e kam mohuar asnjëherë se jam shqiptare”, u shpreh Anxhela.