TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, ka bërë të ditur se ai është i hapur ndaj mundësisë për ta marrë pozitën e trajnerit të Real Madridit.
Gjiganti spanjoll nuk e ka filluar sezonin në mënyrë të suksesshme, tani janë në vendin e pestë në tabelën e La Ligës, tetë pikë larg Barcelonës.
Rezultatet dhe paraqitjet e dobëta e këtij sezoni bënë që ish-trajneri, Julen Lopetegui, të shkarkohet nga pozita e trajnerit pas vetëm katër muajve në këtë pozitë, u zëvendësua nga Santiago Solari.
Edhe vet Low ka kaluar nëpër një fazë të vështirë me Kombëtaren e Gjermanisë, pasi u eliminua qysh në fazën e grupeve në turneun e Kupës së Botës në Rusi.
Dhe tani, Low ka filluar të ‘flirtojë’ me Realin e Madritit.
“Jam ende i interesuar të bëhem trajner i ndonjë klubi. Mendoj se duhet jetë një kub i huaj, jashtë Gjermanisë. Real Madridi është klub interesant për secilin trajner”.