TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas mesazhit, që kryeministri Rama iu përcolli studentëve përmes komunikimit on-line në rrjetet sociale.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook’, Vokshi shkruan se Rama i adreson pyetje vetes dhe po kështu ai kthen përgjigje.
Ajo shprehet mes tjerash se shefit të qeverisë i ka ngelur sharra në gozhdë me studentët, të cilët sipas saj nuk po kërkojnë asgjë më shumë por thjesht të drejtat e tyre.
Postimi i Vokshit:
Vetë pyet, vetë përgjigjet, vetë bërtet e uluret, vetë qesh kot e vetë ngryset, vetë ofrohet e vetë vetë-refuzohet….Po tërbohet se s’po ja var askush asaj çka kazani i tij i llumit dhe intrigës gatuan.
I ka hasur sharra në gozhdë me studentët e vendosur për të marrë as më shumë e as më pak vetëm të drejtat e tyre.
NUK DUAN LËMOSHËN QË DO T’U HEDHË KRYEMINISTRI POR DINJITOZË KËRKOJNË VETËM ATË QË ME LIGJ JU TAKON: TË DREJTËN PËR ARSIM CILËSOR E TË PËRBALLUESHËM.