LIFESTYLE, 17 Janar 2018, 09:20

Thjeshtësia e Kate Middleton, 4 vjet me të njëjtën pallto (Foto)

Thjeshtësia e Kate Middleton, 4 vjet me të njëjtën pallto

Kate Middleton ka vjedhur zemrat e të gjithëve falë thjeshtësisë që të përcjell edhe pse pjesë e familjes mbretërore. Ajo e tregon këtë gjë në çdo dalje dhe për më tepër pasi provoi se një pallto mund të vishet edhe dimrin e dytë pas të parit, por edhe të tretin nëse ende ruan të njëjtat linja.

Middleton nuk ka fare komplekse për të veshur të njëjtat rroba sërish, aq më tepër një pallto 1500 paund Mulberry, që e ka veshur që nga viti 2014 kur ishte shtatzënë me princin George dhe deri tani që është në pritje të fëmijës së tretë.

Në fakt, Kate Middleton, jo vetëm me palltot por edhe me rroba të tjera bën të njëjtën gjë, i vesh ato disa herë pa asnjë lloj problemi.

[gallery ids="57143,57140,57141,57142,57144"]