TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër arritje e madhe për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Ajo është shpallur artistja e re më e mirë në ceremoninë e ‘MTV Europe Music Awards’.
Në konkurrim për këtë çmim, 22-vjeçarja ishte në garë me yje, si Julia Michaels, Khalid, Kyle dhe Rag‘n’Bone Man.
Ndërsa çmimi shkoi për këngëtaren shqiptare, për të cilën viti 2017 ka qenë viti i arritjeve të mëdha.
“Artistja e re më e mirë në MTV EMA. Ju dua shumë, faleminderit shumë që më keni votuar mua! Jam shumë me fat! Faleminderit shumë”, ka shkruar Dua në Twitter.
Dua ka munguar fizikisht në ceremoninë e MTV EMA, pasi ndodhet në Amerikën Latine në kuadër të turneut të saj. Por, natyrisht e ka ndjekur evenimentin përmes televizionit.