LIFESTYLE, 12 Janar 2018, 17:11

E verdha, ngjyra e guximtarëve! Si ta vishni sipas të famshmeve shqiptare (Foto)

E verdha, ngjyra e guximtarëve! Si ta vishni sipas të famshmeve

E verdha është një ndër ngjyrat më pozitive, por në të njëjtën kohë edhe ndër më të vështirat për t’u kombinuar.

E verdhë limoni, mustardë, e verdha e kanarinës etj, qëndrojnë mjaft bukur me ngjyrat e tokës.

Një kombinim i mirë dhe do dukeni më në stil se gjithë të tjerët dhe do të jeni në qendër të vëmendjes. Fatkeqësisht nëse nuk arrini ta kombinoni ashtu siç duhet mund të bëheni edhe objekt talljeje.

Ju mund të zgjidhni vetëm një detaj të veshjes suaj në ngjyrë të verdhë dhe jua sigurojmë se do të rrijë bukur me të gjitha nuancat e së zezës, jeshiles, së kuqes e me printe si lule, leopard etj.

Që të mos bëheni “gazi i botës” hidhini një sy mënyrës se si i kombinojnë të famshmet shqiptare veshjet me ngjyrë të verdhë.

[gallery ids="55050,55051,55052,55053,55054,55055,55056,55057"]