AKTUALITET, 22 Prill 2021, 16:27

“Ja ku janë lekët”/ Tensione në Maqellarë pas dyshimeve për blerje votash. Të rinjtë dalin nga makina dhe kontrollohen nga përfaqësuesit e PD-së

Momente tensioni janë regjistruar sot në Maqellarë të Dibrës ku përfaqësues të PD-së kanë bllokuar një makinë tip “Volksvagen” pas pretendimeve se po shpërndahen para në këmbim të votave.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale dëgjohen qytetarët të thonë: “Ja ku janë lekët“. Pas presionit të përfaqësuesve të PD-së personat e bllokuar kanë dalë nga makina.

Personi në foton e mëposhtme dhe një tjetër shtetas janë shoqëruar nga Policia e Dibrës. Pas daljes nga makina dy të rinjtë janë kontrolluar për para nga mbështetësit e opozitës.

Rasti është denoncuar fillimisht nga kandidati i PD, Luan Haka, ndërkohë që në vendngjarje ishte i pranishëm edhe drejtuesi politik i demokratëve Xhelal Mziu.