AKTUALITET, 24 Mars 2019, 21:42

“Babalja”, ish-ministri: Materialet hetimore i ka një ish-deputet, Policia në shërbim të pijanecit

“Babalja”, ish-ministri: Materialet hetimore i ka një

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, pyet se si është e mundur që policia i vihet në shërbim një pijaneci si Fredi Alizoti, ndërsa prokuroria nuk bën asnjë hetim.

Reagimi i plotë i Manjanit:

Ndërkohë shumë interesante këto bisedat telefonike, që i ka përgjuar Prokuroria, ndërmjet Alizotit dhe Drejtorit të Policisë së Fierit.

Vijoj të pyes: si ka mundësi që këto materiale hetimore i ka në dorë një (ish) deputet?! Natyrisht ky i fundit bën mirë që i publikon, për sa kohë që akuzohet për një gjë që se ka bërë..

Prapë pyes: si është e mundur që policia i vihet në shërbim një pijaneci, që ka pranuar të aktrojë dhe prokuroria nuk bën asnjë hetim?!

Po politikanët që përmend aktori-pijanec, përse nuk thirren të dëshmojnë?!

Pse duhet pritur ndërrimi i pushtetit për të bërë detyrën?!