AKTUALITET, 25 Nëntor 2020, 16:30

Ditë e zezë në Durrës, katër të vdekur brenda ditës nga koronavirusi

Ditë e zezë në Durrës, katër të vdekur brenda

Ditën e sotme u vu re një ulje e viktimash të shkaktuar nga koronavirusi, krahasuar me një ditë më parë kur 19 persona humbën jetën si pasojë e Covid-19.

Ajo që bie në sy, është se nga tetë rastet e sotme fatale, katër ishin nga Durrësi.

Ministria e Shëndetësisë, në raportimin ditor të rasteve njoftoi se betejën me sëmundjen e ka humbur 4 qytetarë nga qyteti bregdetar, 2 nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç.

Ndërsa, sa i përket situatës në tre spitalet COVID, njoftohet se aktualisht po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Po ashtu, sot u konfirmuan 644 raste të reja me Covid-19 si dhe 365 të shëruar.

COVID-19 – Statistika (25 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 644

Të shëruar ne 24 orë 365

Të shtruar në spitale 461

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2.137

Testime totale 179.842

Raste pozitive 34.944

Raste të shëruara 17.031

Raste Aktive 17.170

Humbje jete 743

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8867

Fier 1373

Durrës 1252

Korçë 955

Shkodër 867

Vlorë 833

Elbasan 810

Lezhë 678

Berat 508

Gjirokaster 493

Kukës 375

Dibër 159