AKTUALITET, 12 Janar 2021, 13:19

Ishte në kërkim/ Ish-kryetari i Qarkut Kukës, Abedin Oruçi nxjerr armën dhe dëmton pesë policë

Ishte në kërkim/ Ish-kryetari i Qarkut Kukës, Abedin Oruçi

Në kërkim nga policia për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe ndërtim pa leje, ish-kryetari i Qarkut të Kukësit Abedin Oruçi përplaset sërish me policinë.

Ndërsa këta të fundit e kanë ndaluar sot, Oruçi raportohet të ketë nxjerrë armën dhe të ketë dëmtuar të paktën pesë policë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkan Web” se Oruçi është larguar nga vendngjarja menjëherë. Në vend ndodhen DY prokurorë dhe forca të policisë së Kukësit.