AKTUALITET, 17 Prill 2019, 18:35

Ish-presidenti peruan vdes pasi qëlloi veten me pistoletë

Ish-presidenti peruan vdes pasi qëlloi veten me pistoletë


Ish-presidenti i Perusë, Alan Garcia, vdiq nga një plagë vetëvrasëse në kokë, ndërsa policia po përgatitej ta arrestonte atë për akuza korrupsioni të mërkurën.

Vdekja e tij u konfirmua nga Presidenti aktual Martin Vizcarra, i cili shprehu ngushëllimet e tij në Twitter.

“I shkatërruar nga vdekja e ish-presidentit Alan Garcia, i dërgoj ngushëllimet e mia familjes dhe të dashurve të tij”, shkroi Vizarra.

Garcia u akuzua për korrupsion, ndërsa vazhdimisht kishte mohuar akuzat e bëra kundër tij. Ai ishte 69 vjeç dhe ndërroi jetë në Lima, kryeqytet i vendit.