AKTUALITET, 1 Maj 2021, 13:50

Ish-ministri: PD dhe Lulzim Basha bënë një fushatë europiane, të ndershme e transparente, frymëzuese dhe të bazuar!

Ish-ministri: PD dhe Lulzim Basha bënë një fushatë

Ish-ministri teknik Arben Beqiri ka publikuar një video për të treguar se kush ishin autorët sipas tij të vjedhjes së zgjedhjeve dhe masakrës zgjedhore.

Ai shkruan se “ne nuk e kemi humbur luftën për t’i dhënë Shqipërisë një qeveri që meriton dhe atë do ta fitojmë për atdheun tonë, për qytetarët që aspirojnë demokraci dhe mirëqenie dhe i vetmi aleat janë dhe do jenë shqiptarët.”

Postimi i plotë:

Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute dhe regjimet zor se përmbysen me votë!!!

Kjo betejë e vjedhur me hile e dredhi vetëm sa e bën edhe më të qartë para çdo socialisti të thjeshte misionin shkatërrues dhe antikombëtar të Ramës dhe rilindjes së tij!

Ne nuk e kemi humbur luftën për t’i dhënë Shqipërisë një qeveri që meriton!

Atë do ta fitojmë për atdheun tonë, për qytetarët që aspirojnë demokraci dhe mirëqenie dhe i vetmi aleat janë dhe do jenë shqiptarët.

PD dhe Lulzim Basha bënë një fushatë europiane, të ndershme e transparente, frymëzuese dhe të bazuar!

Përkundër kësaj duket se presioni dhe paraja, Doshët dhe numëruesit me stilolaps në dorë, Murrizët dhe soji e sorollopi i tyre të shtrirë nga jugu në veri, moslejimi i emigrantëve për të votuar e të tjera si këto tjetërsuan vullnetin e popullit.

Nëse ne nuk arritëm të ndalnim këtë krim elektoral, të gjithë shqiptarët që e duan vendin, të djathtë e të majtë shumë shpejt do bashkohen për ta mposhtur këtë të keqe që të ngjashme ka veç diktaturën!