AKTUALITET, 1 Maj 2021, 10:43

Dyshohet se dogji makinat pranë një qendre tregtare në Lushnje, prangoset 26-vjeçari

Dyshohet se dogji makinat pranë një qendre tregtare në Lushnje,

Zbardhet ngjarja e rreth tre muajve më parë në parkimin e një qendre tregtare në Lushnje ku u shkrumbuan nga flakët tre automjete dhe u dogj pjesërisht magazina e kësaj godine.

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar me inicialet F.Xh. banues në Lushnje i cili dyshohet të jetë autor i zjarrvënies.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas një pune hetimore procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnjë, ndaluan shtetasin F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Plyg, Lushnjë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi është autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregëtare në Lushnjë ku u dogjën 3 automjete dhe pjesërisht magazina e kësaj qendre tregtare”, njofton policia.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 19 Shkurtit në lagjen “Çlirimi”, ku si pasojë e zjarrit në një makinë tip Benz në pronësi të N.K. u shkrumbuan plotësisht edhe dy automjete të tjera të parkuara pranë tij.