AKTUALITET, 14 Prill 2019, 22:42

Interi nuk gabon, fitore bindëse ndaj Frozinones

Interi nuk gabon në transfertën ndaj Frozinones dhe mban në pesë pikë diferencën me Milanin e vendit të katërt. Djemtë e Spaletit mundën ekipin vendas me rezultatin 3–1.

Zikaltrit zhvilluan një pjesë të parë të shkëlqyer duke shënuar dy gola. Naingolan zhbllokoi rezultatin në të 19-ën, ndërsa Perishiç u tregua i saktë nga pika e bardhë për të çuar rezultatin 2–0.

Vendasit treguan se në fushën e tyre janë të aftë t’ia bëjnë të vështirë çdo ekipi, duke shënuar në minutën e 66-të, por miqtë nga Milano nuk kishin ndërmend të lëshonin tri pikë që vlejnë shumë në garën për një vend në Champions. Goli i uruguaianit Vesino në minutat e fundit vulosi fitoren e zikaltërve.

Tani skuadra e drejtuar nga Spaleti ka dy ndeshje tepër të vështira ndaj Romës në Juventusit. Të dyja këto takime do t’i luajnë para publikut të tyre në “San Siro”.

Frozinone-Inter 1-3

Shënues: Kasata 66’ / Naingolan 19’, Perishiç 37’, Vesino 93’