TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër drejtues i Policisë së Shtetit është infektuar me koronavirus.
Bëhet fjalë për zv. drejtorin e Rendit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Dhimitraq Ziu.
Mësohet se Ziu aktualisht është në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohet në banesë.
Java që po mbyllet ishte e zezë për policinë shqiptare, pasi u infektuan mbi 120 efektivë.
Aktualisht mbi 300 efektivë janë të karantinuar në shtëpi si pasojë e infektimit.
Pesë oficerë janë të shtruar në spitalet Covid për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Ndërsa që nga fillimi i pandemisë dhjetë prej uniformave blu kanë ndërruar jetë.
Pjesa më e madhe e efektivëve të prekur janë ata të rendit dhe të shërbimit qytetar, që janë në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët.
Kujtojmë se pak ditë më parë u infektua me COVID-19 dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.