SPORT, 22 Janar 2021, 13:26

Infektohet me koronavirus Zidan, “goditje” për Realin e Madridit

Infektohet me koronavirus Zidan, “goditje” për Realin e
Lajm i keq për Realin e Madridit, Zinedin Zidan ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi madrilen ku nëpërmjet një komunikate në sajtin e saj zyrtar i ka bërë të ditur opinionit publik se tekniku francez është infektuar nga COVID-19. “Real Madrid komunikon se trajneri, Zinedin Zidan ka rezultuar pozitiv me COVID-19,”-shkruhej në komunikatë. Nuk dihet ende se ku është infektuar Zidan por skuadra merengues do t’i nënshtrohet kontrrolit të tamponëve pas infektimit të teknikut të tyre.