LIFESTYLE, 4 Dhjetor 2020, 14:18

Bes Kallaku i rikthehet “rolit” më të preferuar: Katunari i dashuruar me Xhensilën

Besi dhe Xhensila nuk i kanë kursyer asnjëherë dedikimet romantike për njëri-tjetrin.

Kësaj here ka qenë aktori i cili ka ndarë një moment me të, krah së cilës ka shkruar:

“Si e ka ajo kënga ‘katunarja ime’? Bjer në dashuri me zotin dhe ai do të sjellë personin e duhur”.

Dita e sotme e ka bërë më romantik Kallakun, i cili vëmendjen maksimale kohëve të fundit ia ka kaluar vajzës së tyre, Ajkës, por asnjëherë nuk harron të përkëdhelë partneren e tij.

Që pas rënies së popullaritetit dhe kritikave në rrjet, Besi ka rregulluar imazhin sepse njerëzit e duan më shumë kur e shohin me Xhensilën që është gjithmonë yll e bukur.