TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot një rast të ri me koronavirus në Librazhd.
Abc News raporton se i infektuari i ri është babai i 34-vjeçares nga Qukësi që humbi jetën tek spitali Infektiv.
Mësohet se tamponi u është marrë të gjithë familjarëve të vīktimës dhe ka rezultuar pozitiv vetëm babai.
Ndërkohë, testi do u nënshtrohet edhe personave që kanë qenë në varrimin e 34-vjeçares.
Ajo është vīktima më e re nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa prej disa ditësh kishte qenë e intubuar.