AKTUALITET, 26 Qershor 2020, 11:05

920 persona aktivë me koronavirus në Shqipëri, qytetet me shifrat më të larta

920 persona aktivë me koronavirus në Shqipëri, qytetet me shifrat


Në vendin tonë prej ditësh numri i rasteve të reja me koronavirus është i lartë, duke rritur dhe numrin e rasteve aktive me Covid 19.

Sipas njoftimit të ISHP mësohet se në vendin tonë aktualisht kemi 920 pacientë aktivë, kryesisht qarqet me numrin më të lartë të infektuarve janë Tirana, Shkodra dhe Durrësi.

Ndërkohë kanë vazhduar testimet serologjike në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT. Janë kryer 3380 testime në personel shëndetësor me një pozitivitet të përgjithshëm 6%.

COVID-19 – Statistika (26 Qershor 2020)

Testime totale 25563

Raste pozitive 2269

Raste të shëruara 1298

Raste Aktive 920

Humbje jete 51 (Qarku Tiranë 30, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 375

Durrës 174

Shkodër 154

Vlorë 84

Fier 44

Lezhë 27

Korçë 25

Kukës 13

Elbasan 12

Gjirokastër 7

Berat 5.