AKTUALITET, 20 Nëntor 2020, 22:15

Infektohen me koronavirus dhjetë mësuese dhe pesë sanitare, mbyllet shkolla 9-vjeçare në Sarandë

Infektohen me koronavirus dhjetë mësuese dhe pesë sanitare,

Njësia Vendore e Shëndetit Publik në Sarandë, pas rasteve të shumta të regjistruara me Covid-19, urdhëroi sot mbylljen e shkollës 9-vjeçare “9 Tetori” në qytet.

Deri tani në këtë shkollë janë infektuar nga virusi Covid-19, dhjetë mësuese, pesë sanitare dhe një roje. Shkolla “9 Tetori”, sipas burimeve, do të qëndrojë e mbyllur deri në një urdhër të dytë.

Në Sarandë nga shtimi i rasteve me covid19 janë mbyllur edhe institucione të tjera si: Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Prokuroria, Shiku, Tirana Bank, Sigurimet Shoqërore.