AKTUALITET, 20 Nëntor 2020, 21:10

39 viktima dhe 1237 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

39 viktima dhe 1237 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1237 raste të reja me COVID-19 nga 3200 teste të kryera.

Të infektuarit u konfirmuan në: Shkup-506, Kumanovë-34, Shtip-55, Prilep-91, Tetovë-51, Strugë-31, Veles-67, Manastir-30, Ohër-26, Kavadar-31, Gostivar-75, Gjevgjeli-23, Strumicë-38, Kriva Pallankë-8, Radovish-11, Krushev-12, Koçan-15, Probishtip-3, Demir Hisar-7, Makedonski Brod-4, Berov-1, Vallandov-6, Vinicë-3, Dellçev-2, Kratov-5, Sveti Nikollë-24, Kërçovë-36, Resnjë-13, Negotin-29.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi sot edhe 748 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Sot janë regjistruar 39 viktima nga Covid-19, dhjetë pacientë nga Shkupi (73, 84, 63, 61, 83, 38, 77, 76, 62 dhe 76), një nga Kumanova (76), një nga Shtipi (51), tre pacientë nga Prilepi ( 71, 57 dhe 56), një nga Tetova (65), gjashtë nga Velesi (76, 59, 81, 63, 81 dhe 85), pesë nga Manastiri (68, 65, 44, 76 dhe 69), dy nga Ohri ( 54 dhe 63), gjashtë pacientë nga Strumica (72, 85, 71, 54, 77 dhe 71), një nga Krusheva (44), një nga Koçani (67), një nga Kërçova (67) dhe një pacient nga Negotina (67).

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me virusin që nga fillimi i epidemisë është 52,449.