TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 22-vjeçare është vënë në prangat e policisë së Durrësit, për shkak se akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
E arrestuara është A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës. Sipas policisë ajo ka përkrahur Endri Zajën, i cili po ashtu u arrestuar ditën e sotme në plazhin e Durrësit. Ky i fundit disa ditë më parë përplasi një shtetase italiane dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë për arrestimin e shtetasit, Endri Zaja., 22 vjeç, ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të kryera arrestuan në flagrancë shtetasen A.B, 22 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.