AKTUALITET, 19 Qershor 2021, 18:21

Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan

Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan

Një banesë private dykatëshe është përfshirë nga flakët në lagjen “11 Nëntori” në qytetin e Elbasanit rreth orës 17:45.

Zjarri ka përfshirë fillimisht një nga dhomat e katit të dytë dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës ,ndërsa nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit si dhe dëmet e shkaktura prej tij.