TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë kaluar gjashtë ditë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 viktima dhe u plagosën 900 të tjerë.
Ndërkohë personazhet e njohura gjatë këtyre ditëve kanë ndihmuar dhe janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti.
Jo vetëm artistë shqiptar por edhe nga trevat e tjera shqiptare, personazhet e njohur janë bërë bashkë për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka treguar se për këtë rast tragjik që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ai ka mbledhur 10 mijë euro në mënyrë që t’iu vijë në ndihmë të prekurve nga tërmeti, në Durrës, Thumanë dhe Lezhë.
Postimi i plotë:
NJOFTIM I MIRË!!
10.000 Euro i mblodha për Shqipêrinë!
Radha e tretë qysh nga rasti vershimeve në Shkodër, ku së bashku me Shqiptarët gjithmonë u mobilizuam!
Po ashtu 2000 € premtova që do i ndaj pêr familjen Abazi në Gjilan, ku nesër do ua dergoj në llogarinë e tyre, këtë e thash edhe në emisionin; “Një kafe me Labin!
Faleminderit për përkrahjen nga të gjithë!
Zoti ju bekoftë.
Vazhdojmë me rastet e rënda në Kosovë që quhet LEUKEMIA E KANCERI E TË TJERA……dhe fëmijët që na presin që t’i shërojmë…!
Zoti e baft mirë.
Labi-FKSH
