LIFESTYLE, 29 Nëntor 2019, 10:58

“Urim nga nëntoka”, Vesa Luma bën mesazhin prekës pas tragjedisë së 26 nëntorit: Po ua shoh lotin, o popull shqiptar…

“Urim nga nëntoka”, Vesa Luma bën mesazhin prekës pas



Pas ngjarjes tragjike me të cilën  u  përball Shqipëria mëngjesin e 26 nëntorit, kanë qenë të shumta reagimet ka  të gjitha  palët.

Shumë emra të njohur të muzikës shqiptare por jo vetëm kanë ndihmuar  dhe janë solidarizuar me këtë rast tragjik që shkaktoi tërmeti për banorët e Durrësit dhe Thumanës.

Së fundmi duket që ndihmat janë  të mëdha, por  ajo që vihet re janë rreshtat apo frazat që këta emra të njohur të ekranit shqiptar kanë shkruar për këtë  tragjedi të 26 nëntorit.

Së fundmi këngëtarja e njohur Vesa Luma përkrah një fotoje me banesat e rrënuara, ka shkruar disa  rreshta mjaft prekës për situatën.

Urim nga nëntoka

Spo me len rrenoja ,me pengon nje gur

Me ngreh dolli per ty, i shtrejti flamur

Mi ka nxane termeti, kembe e duar

Nga nenerrenoja i pa fuqi u them gezuar

Ah me mujt tash doren, vec pak me liru

Sepaku sot flamurin, me ju me valvu

Nese kete deshire, nuk munde ta arrije

Kur tme nxerrni t vdekur, ma jepni ne gji

Ah sa e ndjej, nga ketu une varrin

Cdo gure qe ma hjek, e ndjej kosovarin

Edhe nese nuk dal, i gjall nga nentoka

Vec flamurit tim, s dua tjeter te koka

etu nga nentoka, ndihen shume ofshama

Sikur mund t ju them, disa fjal te mbrama

Themelet u lekunden, por ktu nuk mbaron

N themelet e rea, me shume se nkufi beton

Po e ndjej ndihmen, nga cdo vullnetar

Po ua shoh lotin, o popull shqiptar

U fal penzioni, per ndihme kete her

U fal edhe ndihma, nga njerzit me kancer

Nuk po dalloj me, a eshte terr a drite

Mos ma ulni flamurin, por larte me e ngrite

Nese Zoti keshtu, e paska shkru me vdeke

Ju qe mbijetuat, ndryshoni pak ne jete