TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një solidaritet i madh në mbarë botën për shqiptarët, që po kalojnë momentet më të tmerrshme të dekadave të fundit, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, me 51 viktima, mijëra të plagosur e qindra ndërtesa të kthyera në gërmadha.
Mes personazheve VIP, që kanë ofruar ndihmë për shqiptarët, është edhe këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta.
I prekur së tepërmi nga tragjedia, Ermal Meta, që jeton në Itali dhe që njihet gjerësisht për talentin e tij, ka vendosur të japë kontributin e tij në ndërtimin e shtëpisë së një prej familjeve të prekura nga tërmeti.
Përmes një mesazhi në “Instagram”, Ermal Meta bën me dije se do të ndihmojë në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që pjesëtarët e saj të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit.