AKTUALITET, 17 Qershor 2020, 22:42

I bënë lëmsh maturantët, Rezana Vrapi zbulon pyetjet që do të hiqen nga vlerësimi i testit të Gjuhë-Letërsisë

I bënë lëmsh maturantët, Rezana Vrapi zbulon pyetjet që

Ministria e Arsimit ka pranuar disa nga kërkesa e maturantëve, të cilët e konsideruan absurd dhe të pakuptimtë provimin e Gjuhë-Letërsisë. Një ndër kërkesat e tyre ishte edhe heqja nga vlerësimi për pyetjet me nivel më të lartë vështirësie.

Një grup prej 20 mësuesish u mblodhën për të shqyrtuar pretendimet e maturantëve për formulimin e pyetjeve. Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, u shpreh për Top Channel se mund të bëhet një rishikim për pyetjet që janë zgjidhur nga një numër jashtëzakonisht i ulët maturantësh

Ne nuk mund të dimë se cila pyetje nuk ka funksionuar. Nëse një pyetje është zgjidhur nga një numër jashtëzakonisht i vogël do të thotë që mund të ketë pasur probleme. Mund të bëjmë një lloj rishikimi të vendimit tonë në lidhje me praninë në test”, tha Vrapi.

Maturantët disa ditë më parë dorëzuan në Ministrinë e Arsimit një draft me 10 pika për parregullsitë që pretendojnë se kishte provimi i Gjuhë-Letërsisë. Ata gjithashtu kërkojnë shpërndarjen e peshës së pikëve në provim dhe uljen e peshës së këtij provimi në përzgjedhjen e degëve në Universitete.