TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elseid Hysaj është kthyer në të zakonshmin dhe po merr përsëri adhurimin e publikut napolitan.
Shkodrani është një lojtarët që i përshtatet kërkesave të një trajneri si Gatuzo, me këtë të fundit, që është bindur me Hysajn dhe ka kërkuar rinovimin me 25-vjeçarin.
Ashtu siç ka theksuar edhe menaxheri i mbrojtësit, Mario Xhufredi, Hysaj ndihet më mirë pas ikjes së Ançelotit dhe ardhjes së ish-mesfushorit të Milanit. Këtë fakt e pohon edhe vetë ylli i kombëtares sonë.
Ai deklaron se Napoli i këtyre javëve ka shumë Gatuzo brenda dhe se ky i fundit e ka rregulluar situatën brenda skuadrës. Në fund foli pak edhe për ndeshjen e së hënës me Sampdorian.
“Ai po na jep shumë, para se Gatuzo të vinte Napoli kishte shumë probleme, si në dhomën e zhveshjes ashtu edhe jashtë tij. Kjo na bëri të humbim kohë. Tashmë me të jemi më të përqendruar.
Ka shumë Gatuzo në Napolin e sotëm, ai dëshiron të japim 110% në fushë dhe ne duhet të stërvitemi shumë.
Me Sampdorian na duhen tre pikët dhe duhet të dëshmojmë se jemi Napoli. Duhet të fitojmë kundër të gjithëve”, u shpreh Hysaj për mediat italiane.